Sondazhi i "Koha Jonë": Ilva Tare gazetarja e vitit 2014

"Koha Jonë", Gazeta ikonike e shtypit shqiptar, siç është tashmë traditë, ka përzgjedhur personazhet më me ndikim në jetën publike në vend.Përmes një sondazhi online ka zgjedhur personazhin e vitit ne politikë, media dhe biznes.Votuesit, kanë përgjedhur Edi Ramën si politikanin e vitit, Samir Manen si biznesmeni i vitit, dhe gazetaren Ilva Tare si gazetarja e vitit.Gazeta ka vlerësuar rolin dhe veprimtarinë e gazetares Tare në fushën e medias dhe jo vetëm si shembulli më sinjifikativ i triumfit të femrës shqiptare, i treguesit të vlerave intelektuale që mishëron në një shoqëri asparatash integruese.E përditshmja vlerëson karrierën e gjatë profesionale të gazetares Tare, e cila akutalisht, drejton departamentin e lajmeve në Ora News.Që prej vitit 2011 Ilva Tare, drejton emision Tonight në Ora News, ku përballe ka pasur emrat më të rëndësishëm, duke e kthyer emsionin në një betejë për mbrojtjen e zërit dhe interesit te qytetarëve.Tare vlerësohet edhe për kontribution ne media të rëndësishme ndërkombetare si Al Jazeera English, Mergermarket pjesë e Financial Times group etj.Vetë gazetjarja Ilva Tare, në një falenderim të shkrutër për lexuesit e Koha Jonë që e kanë votuar si gazetarja e vitit, e sheh këtë si një përgjegjësi tështuar." Viti 2014 nuk ka qenë i lehtë për qytetarët shqiptare dhe as për median. Sfida të shumta që presin zgjidhje dhe dilema që duan përgjigje përmes raportimeve sa më profesionale dhe të besueshme të gazetarëve. Kjo është përpjekja që më mungon çdo ditë në punë time.Shpresoj që publiku të mirëkuptojë edhe vështirësitë e gazetarëve, të cilët nuk janë imunë ndaj problemeve që kalon vendi"/Oranews.tv/