Lirohen nga detyra zv/ministri i Financave Ervin Mete dhe Alqi Puli i Punëve të Jashtme

Sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u miratuan dy vendime që kanë të bëjnë me lirimin nga detyra të dy zevëndësminstrave, përkatësisht ai Financave Ervin Mete dhe ai i Punëve të Jashtme Alqi Puli.Si zëvendësministër i Financave është emëruar Irena Beqiraj ndërsa si zëvendësministri i Punëve të Jashtme është emëruar Odeta Barbullushi.Ende nuk dihen shkaqet e lirimit nga detyra, në faqen zyrtare të Kyeministrisë nuk jepen detaje të tjera.vendime