Korça nën pushtetin e borës, ngricave. Disa komuna pa energji

Prej tre ditësh i gjithë qarku i Korçës është përfshirë nga reshjet e borës të cilat sot janë zëvendësuar nga ngricat.Sot të gjitha akset nacionale kanë qenë të mbuluara nga ngrica dhe policia e qarkullimit rrugor bën apel për kujdes dhe drejtuesit duhet të përdorin zinxhirë.Problematik mbeteët aksi nacional nga Korça në Kapshticë, në pjesën e kthesave të këtij aksi.Vijon të jetë kritik qarkullimi në Qafë Plloçë, Qafë Qarri, Qafë Thanë, Korçë- Dardhë dhe Korçë- Voskopojë.Qafë Thana gjatë këtyre ditë bllokohej për shkak se shumë prej drejtuesve të mjeteve lëviznin pa zinxhirë.Problem mbetet energjia elektrike. Një pjesë e madhe e qarkut të Korçës vuan nga mungesa e energjisë elektrike.Prej 48 orësh Voskopoja dhe 6 fshatra të tjera, si dhe disa fshatra të Komunës Vithkuq dhe e Mokrës nuk kanë energji elektrike si pasojë e rënies së shtyllave dhe këputjes së telave nga dendësia e dëborës.Prefekti ka thënë se janë angazhuar për të ndërhyrë për riparim por vështirësia është shumë e madhe pasi trashësia e dëborës shkon nga 50 cm deri në 1 metër në zonat e thella.Në Korçë temperatura më e ulët ka shkuar deri në -10, ndërsa në Pogradec deri në -7./Oranews.tv/