Po rimorkionin Norman Atlantic, vdesin 2 marinarë shqiptarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2014, 11:06
Rëndohet bilanci i viktimave të tragjedisë në detin “Adriatik” ku tre ditë më parë trageti “Norman Atlantik” u përfshi nga flakët. Dy marinarë shqiptarë që punonin në rimorkiatorin privat "Iliria" humbën jetën paraditen e sotme teksa po ndihmonin në rimorkimin e tragetit "Norman Atlantik" pas evakumit të të gjithë personave në bord. Rreth orës 14: 00 trupat e pajetë mbërritën në morgun e Vlorës. Bëhet fjalë për Petrit Jahaj, 59 vjeç dhe Edmond Iliaj, 57 vjeç.Dy marinarët janë dëmtuar rëndë nga shkëputja e kavos që mbante të lidhur "Norman Atlantic". Mësohet se njëri prej tyre humbi jetën në vend, ndërsa tjetri gjeti vdekjen një orë më pas.Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 09: 30 minuta pak milje larg grykëderdhjes së Vjosës.Dy shqiptarët ishin pjesë e ekuipazhit të rimorkiatorit privat “Iliria” i cili ishte kontaktuar nga pronarët e "Norman Atlantic" prej pasdites së djeshme.Kështu deri tani bilanci i tragjedise së "Norman Atlantic" shkon në 12.Kolonel Ahmet Leka në një lidhje telefonike për Ora News duke konfirmuar vdekjen e dy marinarëve u shpreh se një tjetër rimorkiator do të bënte shoqërimin e rimorkiatorit "Iliria" pas avarisë që ka pësuar për ta sjellë atë në brigjet e portit të Vlorës, së bashku me trupat pajetë të dy punonjësve shqiptarë"Ndërsa në vendngjarje ndodhej dhe një rimorkiatore italiane me porosi të prokurorisë së Barit për të mbledhur provat dhe për të vën në sekuestro anijen. Ministria e Punëve të Jashtme informohet mbi gjendjen e shtetaseve shqiptare nga Konsullata jonë në Bari se:1. Valbona Kane gjendet në Spitalin e Brindizit në gjendje shumë të mirë shëndetësore.2. Helena Cukja ndodhet në Spitalin e Brindizit në gjendje shumë të mirë shëndetësore.Ministria e Punëve të Jashtme shpreh angazhimin për t’u qëndruar pranë qyetetarëve tanë deri në përfundimin e të gjitha procedurave. [caption id="attachment_444048" align="alignright" width="640"]
Në foto: Ambulanca duke marrë trupat e marinarëve nga rimorkioja në portin e Vlorës[/caption]Edhe Marina ushtarake italiane konfirmoi përmes një postimi në Twitter se mjekët e saj u kishin shkuar për ti ardhur në ndihmë dy marinarëve civilë por ata kishin gjetur vdekjen
Në foto: Ambulancat në gatishmëri në stadiumin e Vlorës[/caption]Dy ambulanca shkuan në stadiumin e Vlorës në gadishmëri në rast se dy rimorkiatorët shqiptarë të cilët u aksidentuan pranë tragetit Norman Atlantic mund të transferoheshin me helikopter.Ministria e Mbrotjes për Ora News: Njëri ka vdekur, tjetrit po i bëhet elektroshok“Po i jepet ndihma e shpejtë në bordin e rimorkiatorit privat. Në këtë moment po i bëhet elektroshok. Eshtë në gjëndje të rëndë. Janë marrë të gjitha masat që në rast se rezulton pozitive ndërhyrja me elektroshok të bëhet e mundur lëvizja e tyre me helikopter drejt spitalit të Vlorës apo spitalit ushtarak në kryeqytet, " informon Edlira Prendi, zëdhënëse e ministrisë së Mbrotjes e cila konfirmon se dy personat nuk janë pjesë e marinës shqiptare.
Në foto: Ambulanca duke marrë trupat e marinarëve nga rimorkioja në portin e Vlorës[/caption]Edhe Marina ushtarake italiane konfirmoi përmes një postimi në Twitter se mjekët e saj u kishin shkuar për ti ardhur në ndihmë dy marinarëve civilë por ata kishin gjetur vdekjen#Ultimora durante traino la rottura del cavo ha colpito due marinai civili albanesi. Team medico Marina ha constatato decesso di entrambi— Marina Militare (@ItalianNavy) December 30, 2014#UltimOra TEAM medico di nave San Giorgio #MarinaMilitare è intervenuto in un incidente su rimorchiatore Iliria #NormanAtlantic segue.. — Marina Militare (@ItalianNavy) December 30, 2014Lajmi u konfirmua nga burimet zyrtare të qeverisë rreth dy orë pasi ndodhi ngjarja.Fillimisht Ministria e Mbrojtjes konfirmoi vdekjen e njërit prej tyre ndërsa për tjetrin u deklarua se ishte në gjendje të rëndë, dhe sqaroi se dy shtetasit nuk janë pjesë e Forcave të Armatosura Ora 10: 58 Ambulancat ne gadishmeri ne stadiumin e Vlores[caption id="attachment_443850" align="alignright" width="640"]
Në foto: Ambulancat në gatishmëri në stadiumin e Vlorës[/caption]Dy ambulanca shkuan në stadiumin e Vlorës në gadishmëri në rast se dy rimorkiatorët shqiptarë të cilët u aksidentuan pranë tragetit Norman Atlantic mund të transferoheshin me helikopter.Ministria e Mbrotjes për Ora News: Njëri ka vdekur, tjetrit po i bëhet elektroshok“Po i jepet ndihma e shpejtë në bordin e rimorkiatorit privat. Në këtë moment po i bëhet elektroshok. Eshtë në gjëndje të rëndë. Janë marrë të gjitha masat që në rast se rezulton pozitive ndërhyrja me elektroshok të bëhet e mundur lëvizja e tyre me helikopter drejt spitalit të Vlorës apo spitalit ushtarak në kryeqytet, " informon Edlira Prendi, zëdhënëse e ministrisë së Mbrotjes e cila konfirmon se dy personat nuk janë pjesë e marinës shqiptare.Deklarata u bë në një lidhje telefonike me Ora News.
"Më lejoni të qetësoj Forcat e Armatosura të cilët kanë qenë të angahzuar, se asnjë nga kolegët e tyre nuk ka humbur jetën. Nuk flasim për dy persona që janë pjesë të marinës shqiptar, por për dy shtetas shqitpaëer që janë gjendur në këtë moment në rimorkiatorin privat. Njëri prej tyre ka vdekur ndërsa tjetri është në gjëndje të rëndë si rezultat i shkëputjes së kavos që mbante të lidhur Norman Atlantic"
Rimorkiatori privat “Iliria” ndodhej pranë “Norman Atlantic” që në orët e pasdites së djeshme dhe e ka mbajtur atë të lidhur pas momentit kur në bord nuk ka pasur asnjë person.
