Shteti Islamik prej qershorit ekzekutoi më shumë se 2 mijë persona

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër ka raportuar se grupi ekstremist, Shteti Islamik  ka ekzekutuar më se 2 mijë njerëz në Siri prej muajit qershor, përfshirë 120 luftëtarë të huaj, që i ishin bashkuar këtij grupi.Observatori ka njoftuar se ka dokumentacion për ekzekutimin e afro 1200 civilëve, që ishin qëlluar me armë, ishin therur me thikë ose u ishte prerë koka, nga militantët e grupit ekstremist.Në raport, theksohet se Shtet  Islamik ka ekzekutuar 116 luftëtarë të huaj, që kishin tentuar të kthehen në vendet e tyre. Katër luftëtarë të tjerë të huaj janë vrarë për shkak të shkeljes së kodit të grupit ekstremist, Shteti Islamik.Nga ana tjetër, Komanda qendrore e Shteteve të Bashkuara, mbrëmë ka njoftuar se nga tetë sulme ajrore të koalicionit në qytetin Kobani, në pjesën veriore të Sirisë, janë shkatërruar 13 pozicione luftarake të Shtetit Islamik dhe është goditur një njësi e madhe e këtij grupi ekstremist./oranews.tv/