Julian Sinanaj do gjyq me dyer të hapura, Gjykata e kundërshton
Vrasësi me pagesë Julian Sinanaj kundërshtoi sot vendimin e organit të akuzës duke kërkuar që seancat gjyqësore të bëhen me dyer të hapura. Sipas bashkëpuntorit të drejtësisë një vendim i tillë është në favor të klaneve mafioze dhe jo në zbardhjen e së vërtetës. Tirane- Gjykata e Krimeve të Rënda plotësoi kërkesën e organit të akuzes për të zhvilluar seancën gjyqësore ndaj "Bandës së Tritolit" me dyer të mbyllura.Kjo për shkak se në pretendimet e prokurorisë, prania e mediave do të dëmtonte procesin pasi provat në këtë dosje bëjnë fjalë edhe për persona të cilët nuk janë arrestuar akoma ose janë nën hetim.Ky vendim u kundërshtua hapur nga vrasësi me pagesë Julian Sinanaj, i cili njëherësh rezulton edhe bashkëpuntor i drejtësisë.Ky i fundit shprehu pakënaqësitë e tij në lidhje me kërkesën e Prokurorit Ardian Nezha për ta zhvilluar seancën me dyer të mbyllura, pasi sipas Sinanajt kjo është në favor të klaneve mafioze dhe jo në zbardhjen e së vërtetës.Seanca e zhvilluar sot me dyer të mbyllura në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndaj "Bandës së Tritolit" ishte e 5-ta dhe e fundit për këtë vit kalendarik.Në grupin e tritolit bëjnë pjesë Julian Sinanaj, Andon Mëhillaj, Genis Mëhillaj (i shpallur në kërkim), Marjon Mitro, Ndriçim Gjokona, Albin Mexhaj si dhe Ilir Karçini të cilët akuzohen për një sërë veprash kriminale, ku vlen të përmenden vrasje të kryera në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje si dhe organizim i strukturuar i grupit kriminal.[caption id="attachment_443691" align="alignright" width="640"]
Në foto: Julian Sinanaj sot në Gjykatë[/caption]Oranews.tv