Çmimi i Energjisë përplas përsëri PD dhe PS
Rritja e çmimit të energjisë elektrike tashmë është kthyer në një temë të nxehtë debati mes opozitës dhe qeverisë. Në një deklaratë nga selia blu deputeti Luçiano Boçi akuzoi kryeministrin Edi Rama se me vendimin e marrë për rritjen e tarifës për konsumatorët familjarë do të prekë mirqënien e qytetarëve duke paralajmëruar protesta." Rama harroi premtimet e tij ne 2013-ën per ulje te ndjeshme te çmimit të energjise, ai harroi gjithashtu premtimet për ndihmë emergjente ndaj familjeve që nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë, për skema lehtësuese dhe për mosnjohje të faturave abuzive, të gjitha u harruan ndërsa sot e vërteta është se përfundimisht çmimi u rrrit dhe kjo rritje do të na prekë të gjithëve ne", theksoi Luçiano Boçi.Por sipas selisë rozë vendimi i marrë për energjinë elektrike nuk e rrit çmimin pr e mesatarizon atë . Deputetja Olta Xhaçka akuzon opozitën për gjendjen e sistemit energjitik."Nga ana tjetër, dëshiroj t'u tregoj shqiptarëve diferencën mes nesh, që sot po qeverisim Shqipërinë, dhe atyre që ishin në pushtet për plotë tetë vjet. Ne themi se çmimi i energjisë u mesatarizua. Më parë deri në 300 kilovat paguhej 7,7 lekë, mbi 300 kilovat paguhej 13,5 lekë. Ndaj, tani që çmimi është njehsuar 9,5 lekë, kjo do të thotë mesatarizim.Partia Demokratike derdh lot krokodili. Mirë që pas tetë vitesh e solli sistemin energjetik në prag falimenti, por çfarë bëri me çmimin tetë vjet rresht? E rriti".Vetëm para disa ditëve ERE vendosi të heqë fashën si dhe rriti çmimin për konsumatorët familjarë të cilët do të paguajnë energjinë elektrike me 9.5 lekë për kë që prej 1 janarit.