Lufta në Afganistan, SHBA dhe NATO mbyllin misionin 13 vjeçar

Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja mbyllën  zyrtarisht luftën 13 vjeçare në Afganistan, por qeveria afgane ende përballet me një kundërshtar të vështirë siç  është kryengritja talebane.  SHBA dhe aleanca ushtarake perëndimore u dhanë fund operacioneve të drejtpërdrejta luftarake me një ceremoni në selinë e tyre në Kabul.Por 13.500 trupa, ndër të cilat 11.000 amerikane do të vijojnë të qendrojnë në Afganistan për të ndihmuar me trajnime dhe këshilla forcat qeveritare që do të marrin përgjegjësitë luftarake dhe të sigurisë më 1 janar.Komandanti i Forcës Ndërkombëtare, Gjenerali amerikan John Campbell, tha se SHBA dhe NATO-ja nuk po e braktisin Kabulin. Ndërkohë Presidenti amerikan, Barack Obama deklaroi se lufta më e gjatë në historinë e Shteteve të Bashkuara, po mbyllet në mënyrë të arsyeshme.Në deklaratën e tij, Obama përgëzoi ushtarët që morën pjesë në këtë mision të vështirë, ku u vranë më shumë se 2 200 trupa amerikane. "Falenderime për të gjithë, sot jemi më të sigurtë dhe kjo falë sakrificës së tyre," tha Obama, "Afghanistani mbetet sërish një vend i rrezikshëm dhe afganët bashkë me forcat vendase të  sigurisë vazhdojnë të bëjnë përpjekje të mëdha për të mbrojtur vendin e tyre,"  tha Obama.Personeli ushtarak amerikan sërish do të përballet me rreziqe por prania jonë atje reflekton angazhimin e vazhdueshëm amerikan ndaj populli afgan për të garantuar një afganistan të sigurtë dhe Sovran i cili kurrë nuk do të përdoret si një burim për sulme ndaj  kombit tonë, tha Obama.Lufta 13 vjeçare e trupave amerikane dhe NATO-s në Afganistan nisi me sulmet ndaj objektivave të Osama Bin ladenit dhe talebanëve pas ngjarjeve të 11 shtatorit në SHBA,  2224 ushtarë amerikanë janë vrarë në betejë, nga 3 500 ushtarë të huaj të vrarë gjithësej./oranews.tv/