Jeronim de Rada "Simbol i qytetërimit europian"

Aktivitetet ne kuadër të 200 vjetorit të lindjes së poetit të madh arbëresh Jeronim De Rada janë përmbyllyr sot me një simpozium shkencor të organizuar në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar.Në simpoziumin me temë " Jeronim De Rada simbol i qyteterimit europian ", të pranishmit vlerësuan figurën e tij duke e vënë theksin te vepra, e cila është frymëzim për të gjithë poetët e tjerë, dhe se nepermjet saj ai solli në letërsinë shqipe frymën europiane." Jeronim de Rada është një nga figurat e Rilindjes sonë kombëtare i cili ashtu si shkruajti " Këngët e Milosaos", një roman me vargje që u quajt dyfish lirik, është një figurë dyfishe e rëndësishme për zgjimin tonë kombëtar, një figurë historike e cila ka luajtur një rol të rendësishëm në atë që quhet një paralindje shqiptare”, u shpreh një prej të pranishmëve."Jeronim De Rada është njohës i zhvillimeve kulturore letrare ne Itali dhe europë dhe teknikave poetike të romantizmit drejtim letrar i cili kishte lulëzuar në fillim të shek 19-të në gjithë europën perëndimore, ai ishte pjesë e zhvillimeve kulturore europiane ndaj ai reflektonte në krijimtarinë e tij këto zhvillime dominante", është thënë më tej në fjalën e mbajtur .Përgjatë ketyre muajve janë organizuar një sërë aktivitesh në kuadër të 200 vjetorit të poetit ku duhet përmendur çmimi i madh "Jeronim De Rada" i dhënë në panairin e librit shkrimtarit Ismail Kadare si dhe botimi i veprës së tij të plotë me 6 vëllime.