Athinë, vdes 35 vjeçari shqiptar, i shpërthejnë më telekomandë makinën (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2014, 17:20
Athinë-Vralo Grillo është 35 vjeçari shqiptar i cili mbeti i vrarë, teksa makina e tij shpërtheu, ndërsa ka mbetur e plagosur edhe një vajzë shqiptare 26 vjeç, e cila dyshohet të jetë e dashura e viktimës.Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në afërsi të aeroportit të Athinës, ku makina “Smart” me të cilën udhëtonte ka shpërthyer.Të dy po udhëtonin me makinë kur ajo shpërtheu në mënyrë të telekomanduar në ecje. Dyshimet e para të policisë janë larje hesapesh mes viktimës dhe konkurrentëve të tij.(Videoja pak momente pas shpërthimit)