Renzi në Tiranë: BE të zgjerohet, ose humb shans. Shqipëria i shërben Europës
Tirane- Europa duhet të zgjerohet për ndryshe do të humbasë një shans të madh. Më pëlqen të mendoj se Europa është shtëpia e shpresës dhe pushon së qënuri vendi i burokracive."Kështu deklaroi kryeministri italian Mateo Renzi sot në Tiranë, duke nënvizuar se Italia është sponsori dhe partneri kryesor i integrimit të Shqipërisë në BE". Deklarata e kryeministrit italian në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama.Matteo Renzi: “Integrimi i Shqipërisë i shërben Europës shumë më parë se i shërben Shqipërisë”,Me këtë frymë sot përfundojmë 6 mujorin e presidencës së BE-së. Kemi zgjedhur që mbylljen ta bëjmë në Tiranë. Është shumë e rëndësishme që populli shqiptarë të dijë se Italia do të jetë sponsori dhe partneri kryesor në këtë nismë. Politika e jashtme italiane ka 2 fortesa: Mesdheun dhe Ballkanin, dy vende lufte sot vende shprese e paqeje"Edi Rama: "Patëm një bashkëbisedim të hapur, të drejtpërdrejtë, të shpejtë, në kuptimin e kalimit në çdo pikë duke theksuar çfarë kemi arritur përmes bashkëpunimit dhe çfarë mund të arrijmë ende më tutje. Edhe një herë morëm konfirmimin pa ekuvok të Italisë si një partner strategjik për Shqipërinë të mbështetjes së vazhdueshme dhe intensive për rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor të vendit tonë.Dëshiroj të theksoj se vendosëm piketat për të çuar më tutje bashkëpunimin tonë në nivelin bilateral dhe në aspektin e përpjekjes që Shqipëria po bën për të luajtur një rol në funksion të integrimit të rajonit tonë në Europë. Patëm kënaqësinë të ndajmë edhe ndiesinë pozitive të bashkëpunimit më të fundit për shpëtimin e jetëve të njerëzve, pas ngjarjes fatkeqe të tragetit Norman Atlantic, e cila falë përpjekjeve të kryqëzuara dhe fal impenjimit në vijë të parë të kryeministrit të Italisë nuk u pasua në një tragjedi njerëzore në përmasa të paparashikueshme. "Renzi ndodhet për një vizitë disa orëshe në Tiranë.Shefi i qeverisë italiane është pritur me një ceremoni zyrtare rreth orës 13: 35 minuta në Kryeministri nga homologu shqiptar, Edi Rama.Pritja është pasuar nga takimi kokë më kokë ndërmjet dy delegacioneve, kryesuar nga dy Kryeministrat.Në orën 14.45 do të zhvillohet konferenca e përbashkët për shtyp, e Kryeministrit Rama dhe Kryeministrit Renzi.Më tej në orën 15.10 Kryeministrit Renzi do të takohet me Kryetarin e Parlamentit Ilir Meta dhe në orën e 15.40 Kryeministrit Renzi do të takohet me Presidentin e Republikës Bujar Nishani.Policia e kryeqytetit ka marrë edhe masat e nevojshme për vizitën e kryeministrit Italian në Tiranë.Nga ora 12:00-14:00 do të bllokohet qarkullimi në aksin Rinasi-Rruga e Durrësit, Sheshi Shqiponja dhe për gjatë gjithë ditës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.