Elbasan, gjel deti i importuar, qytetarët: Kushton më lirë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2014, 20:23
Elbasan-Pragu i ndërrimit të viteve ka mbushur tregjet me qytetarë që bëjnë blerjet për tryezën e kësaj periudhe festive. Mishi i gjelit të detit, pjesë kryesore e tryezës së festave, jo për të gjithë do të jetë i mundur, për shkak të gjendjes ekonomike të shumë prej familjeve shqiptare.Ndërkohë në treg kanë pësuar luhatje cmimet e fruta perimeve, duke shënuar rritjeShumë prej elbasanllinjëve, këtë fundvit në darkën e ndërrimit të viteve do të kenë një gjel deti të importuar, ku preferencën e bën diferenca e cmimit të tregtimit.