Kamëz, 200 familje në protestë për mungesën e energjisë
Mbi 200 familje që banojnë në godinat e Universitetit Bujqësor të Kamzës, 2 ditë para ndërrimit të viteve janë në erresirë të plotë. Në një kohë kur temperaturat janë minus dhe priten ditë më të ftohta, banorët kanë protestuar duke I bërë apel shtetit të kthejë sytë nga ta.Shkak për ndërprejrn e eerngjisë nga ana e OSHEE është bërë mungesa e kontratave të qirasë me drejtorinë e trajtimit të studentëve.Këto ambjente kushtojnë 3 dollarë metri katror, dhe ky është çmimi që drejtoria e Trajtimit të Studentëve kërkon për të lidhur kontratat familjet që banojnë në këto godina.Banorët paralajmërojnë përshkallëzim të protestave, pasi sipas tyre kriteret për të përmbushur kontratën janë absurde, pasi ata kanë statusin e të pastrehit, dhe kushtet në të cilat jetojnë janë minimaliste krahasuar me çmimin e vënë për banesat.