Dosjet, Veliaj: S’do bëjmë lustracionin, Doda: Qeveria po mbron xhelatët

Qeveria i ka dhënë udhë hapjes së dojseve duke hartuar ligjin që pritet të diskutohet në sesionin e ri parlamentar.Ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj prezantoi ligjin e hartuar paradoksalisht nga e majta, që sipas tij, zbaton vendimin e gjykatës kushtetuese, dhe i pret rrugën shantazheve.“Ky është një draft i propozuar nga qeveria, i cili ka përkthyer të gjitha rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese. Së dyti është bazuar në një model që është konsideruar sot modeli më i suksesshëm i transparencës që është modeli gjerman. Së treti respekton të gjitha ligjet në fuqi për të dhënat personale dhe të drejtën për privatësi. Së katërti zbaton të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias lidhur me çështjen e lustracionit”, tha Veliaj.Por më herët në kuvend ishte shoqëria civile që depzotoi një draft për hapjen e dosjeve, mbështyetur nga një grup deputetësh. Në emër të tyre, demokratja Mesila Doda, akzuoi qeverin se po tenton të mbrojë xhelatët e komunizmit.“E para është shatazhimi që krijohet nëpërmjet këtij ligji, të spiunëve të nivelit të ulët pasi është një proces në të cilin do shuhen emrat dhe do dalin me iniciale vetëm për personat që do bien në dien që do bien në dien të këtyre dosjeve. Por personat e tjerë do jenë në dijeni edhe të emrave të atyre që kanë krijuar dosjet. Ligji që paraqitet sot, i mbron në mënyrë eksplicite këto figura duke tentuar ti amnistojnë me idenë që nuk është qëllimi ynë bërja e lustracionit, por dënimi i figurave të së kaluarës.Madje, Doda nuk kurseu të përmendë as emra konkretë të së majtës, që sipas saj, kanë dosje për tu hapur“I keni sot në Ministrinë e Brendshme, në majë të grupit parlamentar, kryetarë komisionesh dhe ju i dini veprimtaritë që kanë pasur në të kaluarnë dhe të sotmen. Të gjitha këto raste do të shkojnë në strukturat e NATO-s, PE dhe të Këshillit të Europës”, tha Doda.Lustracioni është pika kyçe që ndan ligjin e qeverisë nga ai i parqitur nga shoqëria civile.“Ai që konsiderohet dënimi kolektiv që është shpallur antikushtetues nuk është pjesë e këtij ligji. Nëse dikush kërkon me insistim për efekt politik që ne të kemi dënime kolektive dhe të kërkojmë këtë lloj lustracioni, kjo është mënyra më e garantuar që ky ligj mos të kalojë”, tha Veliaj.“Flet për dënime kolektive, ndërkohë ne kemi paraqitur kategoritë se në cilat raste aplikohet ligji, por në të gjitha rastet ky është një ligj që aplikohet rast pas rasti dhe në respect të veprimtarisë që kanë pasru p ersonat që kanë qenë të përfshirë në të. Gjë që do të thotë se elemente antikushtetues ky ligj nuk përmban.”Në pikëpyetje mbetet qëndrimi që do të ketë PD pasi ka shprehur rezerva për draftin që ka hartuar shoqëria civile, por nga ana tjetër vështirë të pajtohet edhe me draftin e hartuar nga qeveria.