Dimri i acartë, qytetarët: Do të ngrohemi… "në diell"
Temperaturat ditët e fundit janë ulur ndjeshëm dhe qytetarët kanë zgjedhur alternative e tyre të ngrohjes për të shmangur pasojat e një dimri të acartë.E ndërsa në zonat veriore apo juglindore alternative mbetet ngrohja me dru, kryeqytetasit nuk e kanë të gjithë të mundur këtë alternativë. Energjia elektrike dhe gazi janë mundësië të tjera, qoftë më të kushtueshme për ngrohje.Me ironi, qytetarët në kryeqytet thonë se do ngrohen në diell sepse nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë elektrike.Të tjerët thonë në burg.Ka dhe nga ata që këtë vit nuk do të fikin kondicionerët gjatë dimrit.Ndërsa alternaitva e ngrohjes me zjarr është vetëm për ata që kanë një oxhak në shtëpinë e tyre ose të tjerët qe jetojnë në shtëpi private.Të detyruar për të marrë masat për ngrohje, banorët kanë blerë dru 2 muaj më pare, por m3 I drunjëve ka pësuar rritje këtë dimër. Nga 3000 lek/m3 që ka qënë më parë, këtë vit është blerë me 4000 lekë, pra 1000 lek më shumë.