Peleshi dhe Panariti përurojnë pavionin e produkteve shqiptare

Ministri i Bujqësisë ka apeluar për të konsumuar më shumë prodhime shqiptare. Në një ekspozitë të produkteve të cilat kanë marrë vulën e cilësisë duke u eksportuar në disa vende të botës, Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, premtoi më shumë mbështetje për prodhimet shqiptare.I pranishëm në këtë aktivitet ka qenë edhe zv.kryeministri, Niko Peleshi.Tiranë- Ministria e Bujqësisë u ka hapur derën fermerëve shqiptarë përmes një ekspozite ku ata kanë prezantuar prodhimet vendase.Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, rikthesoi angazhimin e qeverisë për të ndihmuar prodhuesit shqiptarë në rritjen e eksportit, c'ka do të sjellë edhe zhvillim të sektorit të bujqësisë."Vlerat potenciale ti vëmë në shfrtytezim , të rrisim prodhimin, të rrisim lidhjen e tij me tregun, të rrisim eksportin, sepse një bujqësi që nuk eksporton është një bujqësi që nuk zhvillohet, bujqësia është në rrugë të mbarë edhe statistikat e fundit të vitit që mbyllëm treguan që bujqësai është në rritje të qëndrueshme por për vitin që vjen rritja duhet të jetë më e madhe, më dinamike për të plotësuar pritshmërinë e fermerëve", tha Panariti.Zv.kryeministri,Niko Peleshi, kërkoi bashkëpunimin e fermerëve për të rritur standartet e prodhimit vendas."Toka jonë është shumë e fragmentizuar keshtu që të gjithë fermërë, jam I bindur që janë duke kuptuar se duhet të bashkohen, duhet të bashkpunojnë në faza të ndryshme të prodhimit në mënyrë që të rrisin konkurueshmërinë e tyre"Gjatë aktivitetit, Ministria e Bujqësisë shpërndau edhe një sërë çmimesh për kantinat më cilësore të verës.