"Lisus" dhe "Butrinti" dy anijet shqiptare që morën pjesë në shpëtimin e Norman Atlantic
“Lisus” dhe “Butrinti” janë dy anijet e Flotës Detare Ushtarake shqiptare të cilat u angazhuan në operacionin e vështirë për shpëtimin e 478 personave që ndodheshin në bordin e “Norman Atlantik”.Trageti Italian u përfshi nga flakët rreth orës 04:00 të mëngjesit të 28 dhjetorit në brigjet e Korfuzit, pak kohë pasi ishte larguar nga porti i Igumenicës. Trageti ishte parashikuar të mbërrinte pasdite në portin e Ankonës, Itali.Anija “Butrinti” u përfshi në operacion për shuarjen e flakëve gjatë ditës së djeshme dhe në orët e mbrëmjes, ndërsa sot u përfshi anija “Lisus”.Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli falenderoi ekuipazhin e këtyre dy anijeve të cilët u angazhuan në këtë operacion të vështirësuar edhe nga moti I keq me erë dhe temperature të ulëta.Anija “Lisus” e ndërtuar në kantierin e ndërtimit të anijeve në Pashaliman, nuk është thjesht anija e tretë e llojit të vet pas anijes “Iliria” dhe “Oriku”, por është anija e parë shqiptare e shekullit të dytë të shtetit shqiptar.Anija “Lisus” ka një gjatësi prej 42.7 metra dhe gjerësi 7.2 metra, shpejtësi 26 nyje në orë, me një tonazh prej 220 ton dhe autonomi lundrimi 14 ditë. Kjo anije nuk i përket vetëm Forcës Detare, por është në zbatim të detyrave të Rojës Bregdetare, dhe i shërben të gjithë institucioneve kombëtare për zbatimin sa më mirë të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare në hapësirën detare.Ajo lundron përkrah anijeve të NATO në operacione dhe stërvitje të përbashkëta, duke valëvitur flamurin shqiptar në ujërat ndërkombëtare.Më 3 dhjetor 2012 në Kantierin Detar në Pashaliman u zhvillua një ceremoni e veçantë ku vetë ministri I Mbrojtjes I atëherëshëm Arben Imami mori pjesë. Anija “Lisus” është anija e tretë, pas anijes “Iliria” dhe “Oriku” që është ndërtuar në bashkëpunim me Holandën dhe që i shtohet ForcaveButrinti – Anija e katërt pjesë e projektit të Rojës Bregdetare mban Butrinti P-134.Ajo është ndërtuar në kantierin detar të Pashalimanit, në kuadër të kontratës me kompaninë holandeze "Damen Shipyard". Më 8 prill 2014 u zhvillua ceremonia e lëshimit në ujë ku Ishin të pranishëm zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Dritan Hila, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ushtarakë të lartë nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm, si dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, z. Nicholas Cannon, ambasadori i Mbretërisë së Holandës, z. Martin de la Beij dhe përfaqësues të kompanisë "Damen".Fryti i parë i këtij bashkëpunimi ishte anija "Iliria" e ndërtuar në Holandë në vitin 2008, ndërsa më pas, vit pas viti, specialistët e punëtorët e kantierit të Pashaliman, së bashku me ekspertët holandezë, bënë të mundur ndërtimin e anijeve "Oriku" e "Lissus" dhe tani "Butrinti"./Oranews.tv/