VIDEOLAJM/Autoblindi si taksi në Shën Petërsburg, 90 dollarë ora

Taksitë e verdha të Nju Jorkut janë pa dyshim një ikonë e qytetit më të bukur të botës. Ndërsa taksitë klasike të Londrës kanë qenë prej vitesh pjesë e pandashme e panoramës së kryeqytetit anglez.Por në Shën Petërsburg, një taksi krejt e veçantë duket se do të bëhet simbol i qytetit: autoblindi!Një kompani taksish në qytetin e dytë më të madh rus, u ofron klientëve të saj një mjet ushtarak të frikshëm për të lëvizur në qytet.Sipas drejtorit të kompanisë, Aleksei Evenkov, ideja lindi krejt rastësisht."Po bënim disa testime për shoferët tanë në periferi të qytetit dhe kur porositëm drekën, na erdhi me një makinë të tillë luftarake. Të gjithëve na pëlqeu ideja dhe vendosëm ta zbatonim edhe në qytet", thotë Evenkov, i cili pranon se do të blejë edhe makina të tjera të këtij lloji pasi ka pasur mjaft sukses deri tani.Shumë njerëz ndalojnë në rrugë për ta fotografuar ose duan të bëjnë foto pranë saj.Për të mos trembur njerëzit nëpër qytet, autoblindi është lyer me të kuqe dhe në të janë vendosur shenjat "taksi e sigurtë".Por siguria paguhet, pasi për të bërë një xhiro me taksinë autoblind për një orë, kushton plot 90 dollarë. Një biznes aspak i keq.