Borisov: Bullgaria votë pro. Berisha: Konsensus me PS për ligjet
Bullgaria do të jetë në vazhdimësi në mbështetje të procesit integrues të vendit tonë. Qëndrimi zyrtar është është bërë nga kreu i qeverisë bullgare Bojko Borisov gjatë një konference për mediat me kryeministrin Berisha.Borisov ka deklaruar votën pro Shqipërisë në muajin dhejtor kur do të vendoset për statusin e kandidatit ndërsa kryeministri Berisha duke iu referuar këtij procesi apeloi opozitën të votojë ligjet e kërkuara ndërsa tha se kjo është një çështje që varet tashmë nga Parlamanti shqiptar pasi nuk mund tu kërkohet vendeve anëtare të BE-së diçka që vetë klasa politike shqiptare s`ka vullnet për ta përmbushur."Të treja kërkesat janë në Parlament dhe është duke u punuar dhe ne ofrojmë konsensusin më të madh të mundshëm brenda kuadrit kushtetues. Unë shpresoj se nuk ekziston pengesa për t`i votuar ato. Natyrisht qeveria s`ka 3/5 e votave për të miratuar këto ligje pasi 2 prej tyre janë ligje organike. Cilido do jetë qëndrimi i opozitës kjo varet nga kryetari i opozitës. Gjatë Kongresit unë kam biseduar për problemin e integrimit për çdo kryetar qeverie që ndodhej në kongres. Natyrisht kërkesa ime ka qënë shumë korrekte dhe këtë iu paraqita edhe mikut tim, mbështjetje nëse miratohen ligjet dhe nuk mund tu kërkojmë të tjerëve atë që nuk e bëjmë vetë, ky është dhe do mbetet qëndrimi im i ndershëm dhe i prerë. Qytetarët na kanë votuar që të votojmë në parlament dhe jo të bllokojmë dhe ky është një proces detyrimisht që kërkon gjithëpërshirje. Ky është rregulli i integrimit” tha Berisha."Dua t`ju siguroj se zëri i Bullgarisë dëgjohet në Bruksel, do ndihmojnë edhe vendin tuaj siç bëmë me Kroacinë. Do t`ju japim kontribut për vendosjen e bisedimeve të aderimit me BE-në. Mund të shpresoni për votën tonë” tha Borisov.Po ashtu të dy homologët kanë folur për bashkëpunimin ekonomik, ku kryeministrat shprehën angazhimin për krijimin e korridoreve të duhura të bashkëpunimit në rajon.“Shqipëria të shpresoje për mbështetjen tonë edhe në këtë fushë”, shtoi Borisov.Ndërkaq kryeministri i Bullgar ka parashtruar për Kryeministrin Berisha dhe kërkesë për Shqipërisë për eksportimin e bitumit drejt vendit të tij.“Ne mbështesim Shqipërinë për ndërtimin e HEC-eve. Njëkohësisht kemi një kërkesë për Shqipërinë që ajo të eksportojë bitum në Bullgari pasi ka rrugë që janë ndërtuar në vendin tonë me bitumin e ardhur nga Shqipëria. Jemi të gatshëm të marrim të gjithë sasinë që ka vendi juaj” tha Borisov.Ndërkaq përfaqëeusit e dy qeverive shqiptare dhe bullgare kanë nënshruar tre marrëveshje bashkëpunimi që kanë të bëjnë me fushat e arsimit, shkencës dhe kulturës për vitet 2012-2014 si ajo e për bashkëpunimin ekonomik mes vendeve tona.