Ja meraku i fundit i aktorit Veli Rada para se të ndërronte jetë

Prej vitesh kishte hequr dore nga skena e teatrit pavarësisht dashurisë për të, ndërsa në komentet sportive si i ftuar, Veli Rada dinte të emociononte sportdashësit.Veli Rada mbylli sytë mëngjesin e së shtunës më 27 dhjetor, por lë pas këtë pasuri aktrimi e gazetaresk mes skeçesh, parodish e studiove radiofonike.Në shtëpinë e të ndjerit, mes dhimbjes së familjarëve miq dhe të ftuarit i dhanë lamtumirën e fundit. Djali i tij, Xhoti Rada tregon momentet e fundit.Që nga dyshimi i mjekëve për ftohje të rëndë dhe kurimi i tij në Turqi deri në zbulimin e një tumori. Ai thotë se meraku i tij më i madh deri në momentin që mbylli sytë është nipi i tij i vogel.“Ditët e fundit shfaqi probleme shëndëtesore. Mjekët na thanë fillimisht për ftohje. E kuruam në Turqi dhe vetëm pak ditë më parë kuptuam që kishte tumor. Dhimbje e madhe për familjen. Meraku i fundit i babit tim ishte nipcja i tij i vogel të cilin e merrte me vete.”Ndërsa me komentatorin sportiv Rrok Preçin, Veli Rada ka komentuar qindra ndeshje. Në nder të tij nga Bashkia e Tiranës u organizuan homazhet në Teatrin e Metropolit.Këshilli bashkiak në 2013 e nderoi me titullin "Mirënjohja e kryeqytetit" dhe Presidenti i Republikës me titullin "Mjeshtër i Madh". Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, i shprehu ngushëllimet familjes Rada.Ai ndërroi jetë në moshën 72-vjeçare. Veli Rada ka studiuar për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve në 1972-7975, punoi për 35 vjet në Teatrin e Estradës së Tiranës. Rolet e tij kanë qenë të panumërta po ashtu edhe komentet e tij sportive.veli rada