FOTO/Kosovë, mbrojtësja anësore e rrugës çan tejpërtej makinën, shpëtojnë mrekullisht 4 persona

Kosovë-Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Prishtinë-Podujevë, por fatmirësisht pa viktima.Vetura e tipit Mercedes që po lëvizte në drejtim të Prishtinës, ka dalë nga rruga dhe ka goditur mbrojtësen anësore të rrugës, e cila e ka depërtuar veturën tejpërtej. Në veturë ishin katër persona në momentin e aksidentit, të cilët kanë marrë lëndime serioze dhe janë dërguar për trajtim në QKUK, raporton “Infokusi”.Policia menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes, duke e rregulluar qarkullimin rrugor të rënduar si pasojë e aksidentit dhe kushteve të rënda atmosferike.Një polic nga vendi i ngjarjes tha se ky është një aksident i tmerrshëm, por që mrekullisht katër pasagjerët në veturën Mercedes kanë shpëtuar vetëm me lëndime.aksidenti kosove 1 aksidenti kosove 2 aksidenti kosove 3 aksidenti kosove