Apeli i babait të pilotit joradanez të marrë peng nga IS
Babai i pilotit jordanez, i kapur peng nga Shteti Islamik në veri të Sirisë, ka shpresa se pengmarrësit do ta trajtojnë djalin e tij si mysafir dhe jo si një peng.Safi Al Kasasbeh u bëri thirrje ekstremistëve ta lirojnë, duke u shprehur se djali i tij po bënte thjesht detyrën."Tani ai është në duar të vëllezërve tanë myslimanë, është mysafir tek myslimanët sirianë.Në emër të perëndisë dhe në emër të dinjitetit të profetit Muhamed, unë ju kërkoj atyre ta trajtojnë si mik dhe të mos e torturojnë, shprehet babai i shqetësuar.Piloti jordanez Muath al-Kasaesbeh u mor peng nga militantët e shtetit islamik pasi avioni i Forcave të Koalicionit Ndërkombëtar u rrëzua në provincën Raqa të Sirisë dhe për të cilin militantët thonë se e kanë qëlluar.Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës një ditë më parë thanë se avioni ka rënë dhe nuk është qëlluar prej tyre, duke u shprehur se për këtë kanë të dhëna të sakta.Por teksa amerikanët nuk japin detaje për këto prova, Forcat e Armatosura të Jordanisë konfirmuan gjithashtu pengmarrjen e pilotit, duke u shprehur se ngjarja ndodhi pas një kontrolli ajror në provincën veriore të Sirisë.Shteti islamik publikoi në rrjetet sociale foto të pilotit të marrë peng, i cili ishte i shoqëruar nga militantët.Në imazhe piloti Kasaesbeh dukej i tronditur teska ekstremistët thanë se kanë edhe kartën e tij të identitetit.Reuters konfirmoi pamjet nëpërmjet familjarëve të tij, të cilët thanë se piloti është 27 vjecari Muath al-Kasaesbeh, i pari lejtnant. Jordania është një nga vendet pjesëmarrëse në koalicionin e udhëhequr nga SHBA, i cili ka bombarduar objektivat e Shtetit islamik në Siri që nga shtatori i këtij viti./Oranews.tv/