Beogradi do të ndërtojë një universitet në Bujanoc

Prishtine- "Beogradi do të ndërtojë një universitet për shqiptarët në Bujanoc të Luginës së Preshevës.Kjo është bërë e ditur nga kryeministri Edi Rama në forumin e lëvizjes "Fol" që po mbahet në Prishtinë.Në fjalën e tij duke vlerëzuar pozicionin e shqiptarëve në rajon, si mjaft pozitiv këtë vit, tha se "shqiptarët nuk duhet të bien në kurthin e nacionalizmit"Edi Rama: "Ka një përparim dhe unë jam shumë i kënaqur ta nënvizoj, në raportet mes qeverisë se Beogradit dhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës.Për herë të parë qeveria e Beogradit do të dedikojë një fond për ndërtimin e një universiteti në Bujanoc, dhe për herë të parë problematika shumë vjeçare e shqiptarëve në Luginën e Preshevës do të nisë të adresohet si një zinxhir veprimesh konkrete për përmirësimin e cilësisë së jetëës në Luginë.Për fat të mirë ka dhe një shenjë pozivite të korordinimit më të mirë të faktorëve përfaqësues në kuadrin e Këshillit Konsultativ të krijuar së fundmi enkas për Luginën.Në fund fare e gjithë kjo tablo që mund të detajohet në pafundësi dhe mund të mbushet me plot detaje shqetësuese që nuk konvergojnë me pamjen e madhe të tablosë për momentin fantastik të shqiptarëve në raport me historinë e tyre ka domosdoshmërinë e një kuptimi të drejtë të thellë por mbi të gjitha vizionar të marrëdhënieve me Serbinë.Është me rëndësi themelore që ne të gjithë së bashku ta kuptojmë pa ekuivok se në ardhjen e këtij momenti ka ndikuar posaçërisht një element thelbësor që ka thyer pak nga pak, dhe pastaj me vrull, në mbështetje të shqiptarëve, dhe pavarësisë së Kosovës, gjithë faktorin ndërkombëtar.Ky moment është se shqiptarët në asnjë moment nuk janë shfaqur në kërkim të asaj që nuk i takon dhe nuk e kanë ndërtuar rrëfimin e tyre si një nevojë për të qenë superior ndaj të tjerëve, por si një nevojë për lirinë e vetëvendosjen e tyre.Në këtë aspekt nuk duhet të biem në kurthin e nacionalizmave dhe dhe folklorit nacionalist që vetëm mund të na dëmtojë në rrugën tonë drejt bashkimi kombëtar në suazën e Bashkimit të madh Europian duke kuptuar se koha e re ka sjellë për të gjithë botën qasje dhe kuptime të reja të vetë përpjekjejeve në rafshin e identitetit kombëtar."Ora 08:12 Rama kthehet si lektor në Prishtinë, pritet takim informal me Isa MustafënKryeministri Edi Rama rikthehet në Prishtinë si lektor në forumin e organizuar nga lëvizja “Fol” “E ardhmja europiane e Ballkanit, partneriteti strategjik mes Kosovës dhe Shqipërisë si dhe raportet me shtetet e rajonit”.Kreu i qeverisë shqiptare kthehet në Kosovës pas vizitës së suksesshme në Beograd më 10 nëntor dhe pritet të ketë edhe një takim informal me kryeministrin e ri të Kosovës, Isa Mustafa.Sot në mëngjes përmes një postimi në Twitter Rama shkruan se ishte nisur drejt Prishtines. 

Kërkesa për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur bërë në Beograd i rriti popullaritetin dhe mbështetjen e kryeministrit të Shqipërisë në Kosovë gjë që u pa dukshëm edhe në reagimet e politikanëve dhe të qytetarëve në rrjetet sociale./Oranews.tv/