Hawai, Obama luan golf me kryeministrin malajzian
Presidenti i SHBA, Barak Obama vazhdon pushimet e tij në Hawai.Loja e golfit duket se është ndër të preferuarat e kreut të Shtëpisë së Bardhë dhe kësaj here ka pasur përballë kryeministrin malajzian Najib Razak.Të dy udhëheqësit luajtën golf në bazën e Korpusit të Marinës në Gjirin Kaneohe, së bashku me dy ndihmës të zotit Obama.Shtëpia e Bardhë publikoi një deklaratë, ku thuhej se Presidenti Obama dhe kryeministri malajzian e shfrytëzuan rastin për të diskutuar mbi marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Malajzizë, që janë duke u forcuar.Presidenti tha se pret me kënaqësi të bashkëpunojë vitin e ardhshëm me zotin Najib, kur Malajzia të marrë drejtimin e Shoqatës së Vendeve të Azisë Juglindore.Ky takim vjen pasi Presidenti Obama ishte gjatë këtij viti Malajzinë në vizitën e parë në 50 vjet e një presidenti amerikan në këtë vend. /Oranews.tv/