Kandidati për President në Greqi: Nuk i dua votat e Agimit të Artë

Pas dështimit të dy raundeve të parë të votimit për të zgjedhur Presidentin e Greqisë, është përfolur shumë në mediat greke se në raundin e tretë, mund të jenë votat e Agimit të Artë që mund të ndihmojnë Stavros Dimasin të zgjidhet President.Edhe pse partia ultranacionaliste ka nxjerrë në deklaratë se do t'i japë fund regjimit të Samarasit dhe Venizelosit, në Greqi mendojnë se ata do ta votojnë kandidatin e propozuar nga Kryeministri.Por kjo hipotezë ka detyruar Stavors Dimasin që të lëshojë një deklaratë ku refuzon votat e deputetëve të partisë ultra nacionaliste greke."Në respekt të institucioneve demokratike, nuk kam ndërmend të pranojë të bëhem President i Republikës me votat e deputetëve të Agimit të Artë", thuhet në deklaratën e Dimasit.Vendimi i kandidatit për President është vlerësuar së tepërmi nga Ministri i Jashtëm grek, Evangelos Venizelos, i cili ka thënë se ky veprim e nderon atë dhe thekson moralin e demokracisë.Para Dimasit, edhe disa pjestarë të tjerë të Partisë Demokracie e Re, përfshi edhe Ministrin Kristos Markojanis kanë thënë se vota e deputetëve të Agimit të Artë nuk është e mirëpritur.Madje disa kanë shkuar deri aty sa të deklarojnë që nëse të hënën në raundin e tretë shohin që ata po votojnë pro Dimasit, do të abstenojnë.Të martën e kaluar, në raundin e dytë të votimeve, Dimas mori 168 vota, 12 më pak se 180 votat që i duhen në raundin e tretë, më 29 dhjetor.Nëse ai nuk zgjidhet as në këtë raund, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ku momentalisht shihet si favorite për të fituar Partia Siriza, e cila ka deklaruar edhe më parë se do të rishikojë planin e shpëtimit të Greqisë dhe masat shtrënguese të imponuara prej Bashkimit Europian.