VIDEOLAJM/Rusët provokojnë, fshijnë këmbët me flamurin amerikan

Që rusët dhe amerikanët nuk kanë ndonjë dashuri të madhe për njëri-tjetrin, kjo dihej. As atmosfera festive nuk ka arritur të ulë sadopak tensionet e ngritura së fundmi për shkak të krizës në Ukrainë.Për të shprehur kundërshtimin e tyre me sanksionet që Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi i kanë vendosur Rusisë, disa pronarë biznesesh në një qendër tregtare në Moskë kanë vendosur flamurin amerikan në hyrje të dyqaneve të tyre si tapet për të fshirë këmbët.Dhe siç duket nga pamjet, klientët nuk ngurojnë aspak të pastrojnë këmbët mbi flamurin amerikan, me justifikimin se amerikanët duan t'i shkelin me këmbë rusët, kështu që ata po bëjnë të njëjtën gjë.