Nis projekti "Berati-Albanian Excellence 2013" nga Albania Excellence dhe ATSH

Historitë e suksesit dhe te dinjitetit qe beratasit kane ditur te ndertojne jashte Shqiperise, për herë të parë do të përmblidhen në një libër të vecantë nën kujdesin e Albanian Excellence dhe Agjencia Telegrafike Shqiptare.Organizatorët e këtij projekti thanë se gjate dy diteve, 12-13 prill, qyteti i kultures dhe i tradites, do te jete ne qender te vemendjes se medias dhe jetes social-politike shqiptare dhe diplomatike permes aktiviteteve te larmishme.Botimi “Berati-Albanian Excellence 2013", do të promovohet në një mbrëmje gala në muajin nëntor. Gjithashtu gjatë konferencës është promovuar edhe “Albanian Excellence 2012”, libër i cili përmbledh 100 histori suksesi në 100-vjetorin e pavarësisë, të të gjithë përsonaliteteve cilët kanë arritur të jenë të suksesshëm në profesionet e tyre, kudo që kanë shkuar në botë.