PS çon në Kushtetuese mandatet: Formula e 2009 s’garanton barazi vote
PS depoziton në gjykatën Kushtetuese kërkesën për të marrë në shqyrtim vendimin e Kuvendit të Shqipërisë që lidhet me ndarjen e mandateve.Në kerkesen prej 30 faqesh, ekipi i ekspertëve të selisë rozë argumenton elementët e antikushtetueshmërisë së vendimit të marrë me votat e shumicës në Kuvend, i cili miratoi shpërndarjen e mandateve të 2009-s për zgjedhjet e 2013-s.Socialistët i drejtohen Kushtetueses me 2 kërkesa:"Shfuqizimin si antikushtetues të Vendimit të Kuvendit të Shqipërisë nr.2/2013, datë 31.01.2013 "Për caktimin e numrit të mandateve në çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2013". Pezullimin e zbatimit të Vendimit të Kuvendit të Shqipërisë nr.2/2013, datë 31.01.2013 "Për caktimin e numrit të mandateve në çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2013".Në argumentat e saj PS e vë theksnin tek pabarazia e përfaqësimit të qytetarëve në zgjedhjet e 2013-s. Sipas socialistëve, me lëvizjet demografike në Shqipëri, numri i zgjedhësve në qarqe ka ndryshuar. Në këto kushte, nuk mundet që vota e çdo zgjedhësi të përfaqësohet në proporcion me shpërndarjen e mandateve të deputetëve për çdo qark si në vitin 2009.Së dyti, socialistët argumentojnë se ndarja e mandateve është ende kompetencë e KQZ-së.“Te shtatë anëtarët e KQZ kanë votuar "kundër" që KQZ "vendos të mos caktojë numrin e mandateve për çdo zonë zgjedhore, për zgjedhjet për Kuvendin 2013". Duke qenë se, ky vendim është absolutisht i pavlefshëm, pra "nul" dhe i paqenë, vendimmarrja e KQZ për: "Caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2013" është ende kompetencë e KQZ” thuhet në kërkesën e PS.Në 31 janar Kuvendi i Shqipërisë miratoi me votat e maxhorancës shpërndarjen e mandateve të vitit 2009, pasi KQZ nuk kishte mundur të gjente fillimisht konsensus për të miratuar shpërndarjen e re të bazuar në listën e zgjedhësve të hartuar nga Ministria e Brendshme.