Festa e Shën Valentinit, çiftet shqiptare festojnë në vendet fqinje

Vendet fqinje janë destinacionet më të kërkuara nga ciftet shqiptare këtë vit për të ndarë momentet e vecanta me personin e zemrës në ditën ndërkombëtare të të dashuruarve.Sipas Agjencive Turistike ne kryeqytet , nje tendencë e vecantë për këtë vit janë edhe preferencat për vendet brënda Shqipërisë, të cilat kanë tërhequr vëmëndjen e të dashuruarve me paketat e tyre surprizuese, ndërsa më pak të kërkuara për shkak edhe të cmimit janë Parisi dhe Dubai.Krahasuar me një vit më parë, sipas agjensive turistike në kryeqytet kemi një rënie të numrit të prenotimeve për këtë festë, kjo pak nga kriza financiare apo edhe nga preferencat e cifteve, një pjesë e të cilëve nuk preferonjë të udhëtojnë jashtë.