Reduktimi i fatkeqësive, projekt 2-vjeçar i Ministrisë së Brendshme dhe BB
Në qershor të këtij viti, Ministria e Brendshme së bashku me Bankën Botërore përfundon projektin për reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë.Strategjia 2 vjecare, është e para që po aplikohet në Ballkan dhe ka për synim të krijohet një kulturë për zvogëlimin e rrezikut të fatkeqësive që përshkon çdo fushë të qeverisjes, duke reduktuar pasojat ekonomike.Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Alfred Olli, shpjegoi rëndësinë e këtij projekti dhe zbatimin e tij nga të gjithë Ministritë dhe institucionet.Drejtuesi i këtij projekti, Probert Ehaver, theksoi reduktimin e rreziqeve nga fatkeqësitë si prioritet për BE.Gjithashtu rritja e bashkëpunimit me institucioneve të emergjencave dhe forcimi i komunitetve lokale eshte pjesë e rëndësishme e ketij projekti.