Transformator i ri në Ndroq, CEZ Shpërndarja: Do përmirësojë furnizimin me energji
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2013, 17:17
Ndryshimi i transformatorit në nënstacionin e Ndroqit do t’i japë fund kufizimeve me energji për të gjithë qytetarët e kryeqytetit. Vendosja e transformatorit të ri në këtë zonë, do mundësojë furnizimin me energji elektrike në mënyrë të pandërprerë për 16 mijë qytetarë të 9 fshatrave.Sipas drejtorit të operimit dhe mirëmbajtjes në CEZ Shpërndarje, Ari Luarasi, do të vazhdohet më tej me programin e përmirësimit të energjisë elektrike në të gjithë Shqipërinë, e cila parashikohet të përfundojë brënda marsit.Pas zgjidhjes së problemeve me kufizimet e energjisë në zonën e Ndroqit dhe të Kombinatit, pritet ndryshimi i transformatorit të zonës së Kasharit, që do i japë fund kufizimeve me energji kësaj zone.