Përfundon “telenovela” Gërdeci, apeli ul dënimin me 1/3 për Minxollin, Deliorgjin, 3 vjet i ulen Pinarit
Vetëm një muaj nga 5 vjetori i tragjedisë së 15 marsit 2008 në Gërdec, Gjykata e Apelit ka dhënë vendimin për 29 të pandehurit. Kështu trupa gjykuese e përbërë nga Alaudin Malaj, Gent Shala dhe Shkëlqim Miri kanë dënuar me tre vjet burg Besnik Dautin dhe 15 vjet burg Ylli Pinarin, ndërsa Mihal Delijorgjit dhe Dritan Minxollit i ulet masa e dënimit me 1/3 nga 10 dhe 18 vjet burg që ishin dënuar.Ndërkaq apeli ka vendosur po ashtu sekuestrimin e pasurive të Deliorgjit, ndërsa ka rrëzuar vendimin për pafajësi për Rezart Tërshanen duke e dënuar atë me 1 vit burg dhe per Zija Bajen per te cilin janë dhëne tre vite burg.Po kështu është shpallur i pafajshëm Shpëtim Spahiu, përkundrejt 4 viteve dënim që kishte marrë nga shkalla e parë.Ndërkaq për 22 të akuzuarit e tjerë apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së shkallës së parë të Tiranës.Vendimi i shpallur sot është i formës së prerë, çka do të thotë që është i ekzekutueshëm menjëherë pas shpalljes.Të pranishëm në seancë përveç medias ishin edhe familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit, të cilët e kanë ndjekur proçesin si në Shkallën e Parë ashtu edhe në Apel, si dhe avokatët mbrojtës të të pandehurve. Menjëherë pas pretencës, familjarët të indinjuar edhe nga apeli e kanë cilësuar të turpshëm vendimin për të akuzuarit.
Shqyrtimi i dosjes “Gërdeci” në Gjykatën e Apelit nisi më 31 tetor të vitit 2012. Në konkluzionet përfundimtare, Prokuroria kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Tiranës. Sipas prokurorëve të Apelit, të akuzuarit Ylli Pinari, Dritan Minxolli, Mihal Delijorgji, Sokol Ngjeçi dhe shoqëria “Albademil” sh.p.k. kanë konsumuar veprën penale të “vrasjes në rrethana cilësuese”.Ndërkaq më 12 mars 2012 Gjykata e Shkallës së Parë dha vendimin për 29 të akuzuarit e çështjes së “Gërdecit”, duke dënuar me 18 vjet burg ish-kreun e kompanisë MEICO-s, Ylli Pinari dhe ish-drejtorin e Fabrikës, Dritan Minxolli dhe me 10 vjet burg ish- administratorin shqiptar të “Albademil” sh.p.k, Mihal Delijorgjin.
DENIMET E GJYKATES SE TIRANESYlli Pinari 18 vjet burgSokol Ngjeçi 10 vjet burgDritan Minxholli 18 vjet burgMihal Delijorgji 10 vjet burgArdian Mullahi i pafajshëmShkëlzen Madani, 3 vjet 300 mijë lekë gjobëDashnor Çaushi 3 vjet burgArmand Tartari 1 vit burg 300 mijë lekë gjobëLuan Hoxha 6 vjet burgAgim Lala i pafajshëmHilmi Laçaj 3 vjet burgNdue Marku 1 vit burg 300 mijë lekë gjobëShpëtim Spahiu 4 vjet burgZija Bahja i pafajshëmAgim Babameto i pafajshëmRezart Tërshana i pafajshëmBesnik Dauti i pafajshëmFatbardh Kuçi 1 vit burg 300 mijë lekë gjobëGëzim Oshafi 3 vjet burgJorgo Mino 3 vjet burgDenis Hajdari1 vit burg 300 mijë lekë gjobëFari Toska 3 vjet burgZenun Fero 3 vjet burgHysni Çoçka 3 vjet burgAdriatik Mema i pafajshëmJuliana Margariti e pafajshmeLavdi Shatro, kalimin e akteve në ProkuroriFiqiret Mato i pafajshëmALBADEMIL shpk 25 milionë lekë gjobëMë 15 mars 2008 shpërthimi në një fabrikë të çmontimit të municioneve në Gërdec shkaktoi 26 të vrarë, rreth 300 të plagosur dhe dëmtimin e dhjetra shtëpive.