Komisioneri i BE për energjinë përshëndet marrëveshjen 3-palëshe për TAP-in
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2013, 15:03
Komisioneri i BE për Çështjet e Energjisë Gunther Oettinger mirëpret firmosjen e marrëveshjes për projektin TAP nga Shqipëria, Greqia dhe Italia.Oettinger e ka cilësuar marrëveshjen si një hap thelbësor në implementimin e projektit TAP.“TAP është ndër komponentët e parë në korridorit të Jugut që synon lidhjen direkte të BE me burimet e pasura të rajonit të Kaspikut” thekson Oettinger.Ndërkohë, sot në Athinë është firmosur marrëveshja 3-palëshe mes Shqipërisë, greqisë dhe Italisë për zbatimin e projektit TAP. Pala shqiptare është përfaqësuar nga Zv.kryeministri dhe ministri I ekonomisë Edmond Haxhinasto.