Dollapi:Kërkesë llogarie për çdo punonjës të CEZ Shpërndarje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2013, 14:21
Administratori shtetëror i CEZ Shpërndarje, Sahit Dollapi ka zhvilluar sot një takim me strukturat e qarkut të Kukësit.Në fjalën e tij, Dollapi ka garantuar furnizim me energji elektrike të këtij qarku ndërsa ka shtuar se do të ndalohen ndërprerjet kolektive të energjisë.“Do të ketë kërkesë llogarie për çdo punonjës të CEZ Shpërndarje. Detyra jonë është të stabilizojmë furnizimin me energji elektrike në qarkun Kukës dhe t'u japim qytetarëve shërbimin për të cilin paguajnë. Ne duhet të rikthejmë besimin tek qytetarët të paguajnë energjinë si dhe do t`i themi stop ndërprerjeve kolektive të energjisë” tha Dollapi.