Spanjollët kryqëzojnë gishtat për llotarinë El Gordo, 2. 24 mld euro
Llotaria e Krishtlindjes në Spanjë me superçmimin e njohur si El Gordo është një traditë në sezonin e festave, ku njerëzit tentojnë të pasurohen për Krishtlindje.Çdo 22 dhjetor, të gjithë spanjollët janë ngujuar para televizorit duke dëgjuar zërin monoton të një grupi fëmijësh të kolegjit “San Idelfonso”, të veshur me ngjyrat e marinansve, të cilët shpallin numrat fitues dhe çmime të ndryshme.Këtë vit llotaria do të shpërndajë 2. 24 miliardë euro, duke e bërë llotarinë më të madhe sa i përket numrit total të çmimeve.El Gordo është çmimi i madh i llotarisë, por ka mijëra të tjerë me vlera të konsiderueshme dhe të majme.Një biletë teke kushton 20 euro, kurse një seri me 10 të tilla shkon 200 euro. Fituesit e numrave El Gordo shpërblehen me 400,000 euro.Sigurisht që shumë persona shpresojnë të fitojnë dhe njëri prej tyre është 81-vjeçari Enrique Vilches.Ai thotë se ka blerë shumë bileta dhe nëse bashkëshortja e tij zbulon një gjë të tillë, ka shumë gjasa ta dëbojë nga shtëpia.Biletat shiten në mbi 4 mijë kioska në të gjithë vendin, por gjithashtu mund të blihen edhe në pikat e shitjeve të gazetave.Interesi i madh ka bërë që edhe baret dhe dyqanet të shesin biletat për llotarinë e shumëpritur të fundvitit.Llotaria e Krishtlindjes është projektuar që në vitin 1812, ku një fat i papritur mund tëndryshojë festat dhe jetën e dikujt.