Rumunët të zhgënjyer përkujtojnë revolucionin për demokraci

Më shumë se 200 vetë u mblodhën në sheshin e universitetit në Bukuresht për të përkujtuar revolucionin e 1989-ës që rrëzoi regjimin e Çauçeshkut.Tubimi u organizua nga Shoqata “21 dhjetor 1989” për të shënuar disa nga momentet kryesore së asaj nate.Më 21 dhjetor, lideri komunist Çauçesku mblodhi krerët e ushtrisë në një takim dhe më pas ushtria dhe policia qëlluan mbi protetsuesit.Ditën tjetër Çauçesku u rrëzua me një revolucion të dhunshëm dhe u arratis nga kryeqyteti. Gjatë ceremonisë u ndezën qirinj dhe u hodhën parrulla si Rumania e Lirë dhe "le të mbajmë ndezur flakën e revolucionit.""Jemi të zhgënjyer nga kjo Rumani. Kishim shumë shpresa për demokracinë por tani kemi një demokraci të rreme," tha një nga organizatorët e tubimit përkujtimor.