Arabia hedh poshtë akuzat: S’kemi bërë konspiracion për të ulur naftën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2014, 09:31
Shefi i naftës në Arabinë Saudite, Ali Naimi, ka hedhur poshtë akuzat se vendi i tij ka bërë konspiracion për të ulur çmimet e naftës, me qëllim dëmtimin e vendeve të tjera.Ai ka folur në Konferencën Arabe të Energjisë, një takim që mbahet çdo katër vjet. Analistët thonë se Arabia Saudite mund të përballojë çmimet e ulëta për shkak të rezervave të mëdha.Por, Rusia dhe vendet e tjera që nuk janë anëtare të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), si Iraku dhe Irani, kanë nevojë për çmime shumë më të larta se ato aktualet, për të përmbushur qëllimet e buxhetit.Çmimi i naftës amerikane ka rënë nën 60 dollarë për fuçi, niveli më i ulët në pesë vjet.