"Rri me mua" balada që Rosela ia dedikoi babait që e humbi 2 vjet më parë
“Rri me mua” balada, me të cilën këngëtarja Rosela Gjylbegu u vlerësua me dy çmime, si balada më e mirë por dhe çmimin e tretë të festivalit “Kënga Magjike” e bën të ndihet e plotësuar.Në një intervistë për “Culture box” të gazetares Fjodora Fjora në Ora Neës Rosela thotë se balada ka depërtuar në zemrat e të gjithëve. Për këtë ajo thotë se ndihet me fat që Adi Hila kishte shkruar këtë këngë për të. Ndërsa shton se ia dedikon babait të saj të cilin e humbi dy vjet më parë.“U ndjeva me fat që ai kishte shkruar këngën për mua. Balada ia arriti të depërtonte thellë në zemrat e njeriut. Kam marrë shumë mesazhe përgëzimi. Ia dedikova babit gjithcka. Isha me fat që pata një këngë të bukur. Ndihem e plotësuar.”Po cili është projekti muzikor më i afërt për Rosela Gjylbegun?Një videoklip për baladën “Rri me mua”Intervista me Rosela Gjylbegun eshte pjesa e trete e emisionit "Culture box" dhe nis pas minutes se 17:30.sg/Oranews.tv/