Francë, tjetër sulm nën thirrjen Allahu Ekber
Dijon- Duke bërtitur Allahu Ekber, ose Zoti është i madh, një person në Dijon të Francës ka përplasur me makinë 11 këmbësorë.Sulmuesi u arrestua menjëherë nga autoritetet franceze pasi kreu 5 sulme të tilla në pjesë të ndryshme të qytetit në harkun e 30 minutave.Mediat raportojnë se në pamje të parë personi dukej me probleme të theksuara mendore dhe mund të ketë kaluar kohë të gjatë në spital psikiatrik.Dëshmitarët thanë se shoferi, rreth të 40, kishte thënë se këtë po e bënte për fëmijët e Palestinës.Ministria e Brendshme e Francës deklaroi se sulmuesi nuk kishte bashkëpunëtorë, kurse Kryeministri francez, Manuel Valls, shprehu "solidaritetin" e tij për të plagosurit në një postim në twitter.Policia tha se sulmuesi ishte i njohur për precendentë të mëparshëm penalë, por kryesisht incidente të vogla.Ndërkaq një ditë më parë policia franceze qëlloi për vdekje një person që plagosi me thikë tre oficerë policie në një komisariat në qytetin tours, sërish duke bërtitur Allahu Ekber.Ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve, sqaroi se personi i vrarë ishte ekstremisht i dhunshëm.Sipas tij, bëhet fjalë për një shtetas francez të lindur në Burundi, i cili kishte dosje penale e njihej për shkelje të ndryshme, por jo për aktivitet terrorist.Tre policët e plagosur u dërguan me urgjencë në spital e sipas raporteve në media, janë jashtë rrezikut për jetën.Hetuesit e nti-terrorizmit kanë nisur hetimet ndaj sulmeve, ndërkohë që Franca ka numrin më të madh të myslimanëve në Evropën perëndimore , mes pesë dhe gjashtë milionë banorë.