Dritat e krishtlindjeve ndriçojnë kullën e Empire State Building
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2014, 09:43
Dritat e krishtlindjeve kanë ndriçuar kullën e Empire State Building në Nju Jork për 3 ditë më radhë.Organizatorët dhe dekoruesit shfaqën një varietet ngjyrash dhe modelesh ndriçimi duke kërkuar ndihmën e publikut për të votuar online se cilën temë preferojnë të qendrojë ndezur për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri.Stiluesi i ndriçimit Mark Brikman ishte organizatori i shfaqjes në kullën 443 metra të lartë në Midtown Manhattan, e cila u konsiderua më e larta në botë për disa dekada pas vitit 1931.