Forcat kurde zmbrapsin militantët e IS në qytetin Sinxhar të Irakut

Forcat kurde kanë zmbrapsur militantët e Shtetit Islamik (IS) në qytetin Sinxhar të Irakut. Shpërthime të rënda dhe të shtëna me armë janë dëgjuar nga brenda qytetit."Shumica e zonave janë nën kontrollin tonë", ka thënë Presidenti i rajonit kurd të Irakut, Masud Barzani.Ushtria e Shteteve të Bashkuara u shpreh se ka kryer katër sulme ajrore përreth Sinxharit, të dielën.Mijëra banorë të komunitetit Yazidi dhe irakianë tëtjerë kanë qenë të ngujuar që kur qyteti ra në duart e xhihadistëve në muajin gusht.