Presidenti Obama: Sulmi kibernetik ndaj Sony nuk është akt lufte
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaroi se nuk e konsideron një akt lufte sulmin kibernetik ndaj kompanisë filmike Sony Pictures.Deklarata e Obamës në rrjetin CNN me sa duket ka për qëllim të zbusë zemërimin amerikan ndaj incidentit, për të cilin Washingtoni fajëson Korenë e veriut.Obama dhe këshilltarët e tij po mendojnë si të përgjigjen ndaj sulmit mbi studion hollivudiane, e cila tërhoqi filmin "The Intervieë",pas kërcënimeve nga hakerat."Jo, unë nuk mendoj se ishte një akt lufte. Ishte një akt vandalizmi kibernetik shumë i kushtueshëm, shumë i shtrenjtë. Ne po e trajtojmë me seriozitet dhe mature”.Koreja e Veriut ka mohuar të gjitha akuzat mbi fimin që përshkruan vrasjen fiktive të udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un.Por gjithsesi, Presidenti amerikan tha se po shqyrtohet mundësia për të vendsour përsëri Korenë e Veriut në listën e vendeve që sponsorizojnë terrozimin, pas heqjes nga lista 6 vjet më parë. Obama tha se sulmi elektronik në parim kërcënon fjalën e lire."Nëse krijohet një preçedent, ku një diktator nga një tjetër vend mund të pengojnë, përmes sulmeve kibernetike dhe pastaj pasojave zinxhir që vijnë paskëtaj veprimtarinë e një kompanie ose produktet e saj, ne do të fillojmë të çensurojmë veten dhe kjo përbën një problem”.Presidenti Obama ka komentuar gjithashtu edhe marëdhënien me Rusinë, duke u shprehur se President i rusisë Vladimir Putin aktualisht po përballet me "dështimin e monedhës së vendit.Ai hodhi poshtë komentet se kriza territoriale në Ukrainë është një sfidë që Putin po i bën Perëndimit.