Obama komenton problemet ekonomike të Rusisë: Putin "dështoi"

Presidenti amerikan Barack Obama thotë se problemet ekonomike të Rusisë tregojnë se Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka shënuar ndonjë fitore ndaj tij, apo Shteteve të Bashkuara.Në një intervistë të dielën, Obama e hodhi poshte sugjerimin se Putin është një “mjeshtër shahu” që ia hodhi Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre perëndimorë në betejën territoriale në Ukrainë.Presidenti amerikan tha se homologu i tij rus aktualisht po përballet me “dështimin e monedhës së vendit, një krizë madhore financiare dhe një tkurrje masive ekonomike”.Problemet financiare të Rusisë pasojnë një sërë sanksionesh tregëtare që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i vendosën pas aneksimit të pjesëve të Ukrainës lindore në fillim të vitit.Putin ka vazhduar të mbajë një qëndrim sfidues, pavarësisht nga një recesion i pritshëm, shkaktuar nga rënia e çmimeve të karburantit dhe një rënie prej 40 për qind të vlerës së rublës.