Regjimi i vizave, Gjosha qetëson shqiptarët: S’ka rikthim

Pas skandalit që shkaktoi mashtrimi për azil në Gjermani në Vlorë, Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ka qetësuar shqiptarët duke deklaruar se nuk ka asnjë rrezik për rikthim të regjimit të vizave për shqiptarët. Atë që ndodhi në Vlorë, ku qindra banorë u dyndën në port për t’iu drejtuar Gjermanisë me kërkesën për azil, Ministrja e konsideron thjesht një skemë mashtrimi, të cilës autoritetet i dhanë përgjigje të menjëhershme.