Ombusmani i Kosovës: S’kemi arsye për të hetuar EULEX
Avokati i Popullit në Kosovë nuk është i kënaqur me respektimin e të drejtave të njeriut ndërsa shton se nuk sheh ndonjë arsye për të hetuar EULEX në lidhje me respektimin e këtyre të drejtave.Në një intervistë telefonike në emisionin “Ballkan Magazine” të gazetares Linda Karadaku në RTV Ora News Sami Kurteshi tha “në Kosovë kemi një gjëndje stabile me ndonjë përmirësim të vogël por nuk jemi të kënaqur me respektimin dhe gjendjen”.I pyetur se ku janë shkeljat më shumë nëse kanë të bëjnë me të drejtat etnike, kombëtare apo të pronës Kurteshi thotë se shkeljet janë të natyrave të ndryshme. “Shkeljet më të mëdha i vërejmë tek gjyqësori dhe pushteti ekzekutiv”.“Numri më i madh i ankesave ka të bëjë me zvarritjen e proceseve gjyqësore, por ka dhe shkelje të të drejtave të pronës, të punësimit”Po të drejtat e pakicave në Kosovë a respektohen?“Grupet më të cënuara në shoqëri janë pakicat, por në parim ato janë grupe që janë larg pushtetit. Në të shumtën e rasteve janë pakica kombëtare, gjyqësore, fetare. Nuk jemi të kënaqur aspak me pozitën e gruas në shoqërinë tonë” nënvizon Kurteshi.Avokati i Popullit i Kosovës thotë se institucionet e Kosovës nuk respektojnë zbatojnë rekomandimet e tij.“Sa më e lartë hirearkia e institucionit publik aq më i lartë është mos zbatimi i rekomandimeve të Avokatit të Popullit”Por a do ta hetojë Avokati i Popullit i Kosovës, EULEX-i“Në lidhje me EULEX dhe ndërkombëtarët është një situatë pak më ndryshe, sa i takon akuzave për korrupsion, nuk janë kompetencë e Avokatit të Popullit por me akuzat ndaj EULEX merren organet e EULEX dhe një hetim ka nisur nga Ombusmanja europiane, ne si Avokat i Popullit nuk shohim ndonjë arsye që të merremi me atë çështje.Nëse ne hetojmë shkelje, ose veprime të EULEX në territorin e Republikës së Kosovës, të cilat kanë të bëjnë me shkelje të të drejtave të njeriut në territorin e Kosovës, numri i këtyre kërkesave që parashtron është shumë e vogël, por dhe korrektësia nga ata është shumë e madhe."Intervista u publikua pasditen e 20 dhjetorit 2014/sg.Oranews.tv/