"Cirku fluturues", Vjollca Berisha: Ju rrëfej filmin që do lidh Shqipërinë me Kosovën
Tirane- “Cirku Fluturues” projekti filmik kosovaro-shqiptar me skenar të Fatos Berishës e producent Vjollca Berisha është përzgjedhur në një seri evenimentesh të rëndësishme europiane.Projekti tashmë ka marrë mbështetjen financiare nga Qendra Kinematografike Kombëtare e Shqipërisë por dhe asaj të Kosovës dhe organizatorët janë në kërkim të një fondi tjetër për draftin e dytë të skenarit i cili pritet të realizohet në 2016.Vjollca Berisha, producente e këtij filmi në një intervistë për "Culture Box" të gazetares Fjodora Fjorën që u transmetua mbrëmë në Ora News tregon arsyet pse ky film premton shumë dhe do të ketë sukses ndërkombëtar.“Skenari është shkruar nga Fatos Berisha dhe bazohet në një ngjarje të përjetuar nga vetë ai. Flet për kohën para luftës në Kosovë dhe mbyllet në fillim të luftës. Arsyeja pse ky film ka qenë shumë i përfolur është sepse është një projekt kosovaro-shqiptar, 80 % e filmit do të xhirohet në Shqipëri. Filmi nis në Kosovë, gjithë ngjarja zhvillohet në Shqipëri dhe mbyllet në Kosovë” tregon Vjollca Berisha.Ajo thotë se ka qenë dëshira e regjisorit, i cili për herë të parë në këtë film është edhe scenarist që të ndërlidhë këto dy shtete.“Filmi është një komedi e zezë që do të shtjellojë humorin pikant britanik duke na treguar edhe kohën e vështirë që ka kaluar Kosova në vitet 90 pak para se të nisë lufta.” Organizatorët janë besim plotë se filmi premton shumë dhe presin edhe sukses ndërkombëtar.Projekti 'Cirku fluturues' është përzgjedhur nga shumë aplikues dhe do të jetë në mesin e 8 projekteve nga rajoni. Projekti do të udhëhiqet nga ekspertët evropianë të filmit: Jean Des Forêts, Jacques Akchoti, Didar Domehri dhe Hayet Benkara.[caption id="attachment_439954" align="alignnone" width="655"]
Vjollca Berisha duke folur per "Culture Box" emision i Ora News[/caption][caption id="attachment_439958" align="alignnone" width="655"]
Vjollca Berisha duke folur per "Culture Box" emision i Ora News i gazetares Fjodora Fjora[/caption]/sg/Oranews.tv/