Shqipja në qiell, ja fluturimi testues i dronit që tronditi Serbinë

Ndonëse Serbia ka lëshuar një urdhër arresti për të, ballistit Ismail Morina duket se nuk i bëhet vonë fare.Jo vetëm lëviz lirshëm shumë pranë shtetit fqinj nga Kosova në Shqipëri, ku ka qëndruar para pak ditësh, por është dhe shumë aktiv në fb.Në faqen e tij zyrtare, Morina ka ofruar për të gjithë mbështetësit një video me dronin e famshëm që solli panik në stadiumin serb në ndeshjen Shqipëri-Serbi.“Shijojeni edhe njëherë shqipen n’qiell”, shkruan Morina, teksa tregon se regjistrimi i videos është bërë gjatë provave para fluturimit të dronit mbi stadiumin e Beogradit më 14 tetor të këtij viti.