Rama paralajmëron inspektorët: Kujdes me biznesin, do shkarkoheni

Qeveria shqiptare do të shkarkojë nga puna çdo punonjës të administratës që pengon zhvillimin e biznesit.Deklarata e kryeministrit Rama u bë gjatë ceremonisë së shpërndarjes së çmimeve “Bleta e Artë 2014” ku 50 sipërmarrje shqiptare u vlerësuan për arritjet e tyre në sallën e TOB të mbushur me biznesmenë dhe sipërmarrës.Kreu i qeverisë u zotua për më shumë përkrahje për biznesin shqiptar.“Ky është parimi që ne kemi vendosur me të gjithë agjencitë që i shërbejnë sipërmarrjes. Kur një sipërmnarrës ankohet për një inspektor, sipërmarrësi ka gjithmonë të drejtë. Mbi këtë bazë inspektori nuk meriton as të dëgjohet por duhet të largohet”.Ministri i Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, duke folur në këtë ceremoni premtoi se 2015 do jetë viti i luftës ndaj informalitetit.“ Ndaj me ju një iniciativë të re të qeverisë shqiptare, viti tjetër do të jetë viti i luftës kundër informalitetit. Një projekt i përbashkët midis qeverisë dhe sipërmarrjes shqiptare. Për këtë kemi marrë përsipër që në fillim të vitit të bashkojmë Qëndrën Kombëtare të Regjistrimit dhe Qëndrën Kombëtare të Liçensimit. Në vazhdim do të unifikojmë shërbime për biznesin që administrata të jetë efiçente dhe që sipërmarrja të harxhojë gjithmonë dhemë pak kohë”.Një ndër bizneset që u vlerësuar për punën e bërë gjatë 2014 ishte edhe KASEL SH.P.K. Kastriot Ponari, Administratori i "Kasel Sh.p.k " u shpreh se qeveria e mëparshme nuk i ka dhënë mbështetjen e duhur.“Sinqerisht dua të themnjë gjë zoti.Kryeministër. Unë votën nuk ua kam dhënë ju dhe nuk kam punuar për ju gjatë fushatës, as për ata të tjerët. I kam mbështetur pak të djathtët. Por të jesh i bindur se tani dhe mbrapa nëse dhe ti vazhdon të punosh në këtë mënyrë do të mbështes deri në fund”.Ndërkohë Drejtorja e Tatimeve, Brisida Shehaj, u vlerësua si punonjësja më e mirë e administratës.8Qeveria synon ta kthejë ndarjen e çmimeve “Bleta e Artë” në një traditë të përvitshme me synim, promovimin e sipërmarrjes shqiptare.