Vuçiç ‘provokohet’ edhe nga CNN, pyetet për njohjen e Kosovës
“Asnjëherë nuk e kam dëgjuar kushtin që pavarësia e Kosovës duhet të njihet nëse Serbia dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian”, ka deklaruar kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç për rrjetin televiziv amerikan, CNN.Vuçiç në këtë intervistë më tej e ka sqaruar se nëse kjo kërkesë i bëhet i bie që BE nuk e dëshiron Serbinë në gjirin e saj, së shpejti.Kryeministri serb ka mohuar se ndërhyn shpesh në media, një kritikë kjo që ishte bërë edhe nga organizata ndërkombëtare, ndërsa anulimin e projektit, “Rrjedha e Jugut” nga Moska për transportimin e gazit rus ndër të tjera edhe përmes Serbisë, e ka quajtur shokuese.Pjesë nga intervistaCNN: A mund të thoni që do e njihni Kosovën si shtet të pavarur nëse doni të bëheni pjesë e BE-së?Vuçiç: Asnjëherë nuk kam dëgjuar këtë kusht...CNN: Ka mundësi që të bëhet kusht. Unë mund të shkojë sot te Komisioni Evropian dhe ata mund të thonë ‘po, është kusht’..Vuçiç: Ata nuk do e thonë këtë...CNN: Pra, ju po thoni që nuk duhet ta njihni apo që nuk pritet ta njihni Kosovën?Vuçiç: Nuk është aq e thjeshtë. Të thuhet që duhet ta njihni Kosovën si shtet të pavarur, këtë nuk e kemi pasur si kusht. Ata (BE-ja) e dinë se të thuhet se ju duheni ta njihni Kosovën si shtet të pavarur...kjo do të ishte një kusht i atillë Serbisë do ia dërgonte mesazhin: ‘OK, ne nuk presim juve së shpejti në Bashkimin Evropian’”.