Filmi për Kim Jong-un, SHBA fajëson Korenë e Veriut për sulmin ndaj Sony
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë fajësuar Korenë e Veriut për sulmin elektronik ndaj Sony Pictures për filmin mbi liderin e saj Kim Jong-un.Në deklaratën e FBI-së, Shtetet e Bashkuara të Amerikës pranojnë zyrtarisht përfshirjen e qeverisë së Phenianit në këtë ngjarje, duke thënë se mjetet dhe infrastruktura e përdorur në këtë sulm ishin të ngjashme me aktivitetin e mëparshëm të Koresë së Veriut.Kompania kinematografike Sony tërhoqi filmin "Intervista" pas kërcënimeve të piratëve informatikë, që më herët kishin publikuar informacione të rezervuara nga kompjuterët e saj.Ky vendim ka acaruar shumë artistë, mes të cilëve edhe George Cloonin , i cili kërkoi trasmetimin online te filmit.Në film aktorët James Franco dhe Seth Rogen luajnë dy gazetarë që fitojnë të drejtën për të intervistuar liderin korean Kim Jong-un, por që më pas rekrutohen nga CIA për ta vrarë atë.